Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Miratohet metodologjia e llogaritjes së çmimit mesatar të shitjes së banesave

20:41 / March 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ndertime pallate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave miratoi sot metodologjinë për llogaritjen e çmimit mesatar të shitjes së banesave në treg.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave mbështetur në Kushtetutë dhe në ligjin “Për strehimin social”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, miratoi  metodologjinë që shërben për llogaritjen e çmimeve mesatare të shitblerjes së banesave në treg, me qëllim përdorimin e tyre nga Enti Kombëtar i Banesave (EKB) ose njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Metodologjia shërben për të vlerësuar, nëse në territorin e një njësie të vetëqeverisjes vendore është më ekonomike të ndërtohen banesa të reja apo të blihen nga tregu; për ta përdorur si nivel reference, në rastet kur vendosin të blejnë banesa në tregun e lirë, për të përcaktuar kufirin maksimal të kreditimit.

Po ashtu, metodologjia shërben për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave dhe përllogaritjen e çmimeve mesatare brenda 10-ditëshit të parë të çdo katërmujori, duke filluar nga muaji tetor. Agjencia Shtetërore e Kadastrës i përcjell Drejtorisë së Përgjithshme të EKB-së të dhëna për të gjitha transaksionet e kryera nga regjistrimi i kontratave për titujt e pronësisë.

Çmimet e shitblerjes në treg të lirë merren për transaksionet e kryera për banesa shumë familjare të cilat janë të ndërtuara para viteve 1990 dhe pas viteve 1990; ndodhen në zona dhe nënzona kadastrale; janë me sipërfaqe të ndryshme, të ndara sipas strukturave: Garsoniere/Studio (G/S), Mansard (M), 1+1, 2+1 dhe 3+1.

Llogaritja e çmimeve mesatare kryhet nga EKB-ja, brenda muajit nëntor, për çdo transaksion të kryer, sipas zonave kadastrale, të çmimit të shitjes për metër katror sipërfaqe banese dhe pasqyrohet. EKB-ja përcjell menjëherë pranë ministrisë përgjegjëse për strehimin tabelat e plotësuara.

Mesatarja e çmimeve të tregut për çdo zonë kadastrale llogaritet si mesatare aritmetike e të gjitha çmimeve për metër katror.

Ngarkohen ministria përgjegjëse për strehimin, Enti Kombëtar i Banesave, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij udhëzimi.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026

Të dielën “Tiranathlon”, rrugët që bllokohen dhe kufizimet në trafik

09:50 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.