Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Kinë/ Masakroi 11 vajza e gra, i jepet fund vrasësit serial

18:40 / January 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia china
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vrasës serial në Kinë, i dënuar për vrasjen e 11 vajzave dhe grave midis viteve 1988 dhe 2002, është ekzekutuar.

Gao Chengyong, i quajtur “Jack The Ripper” nga mediat kineze, vëzhgonte shtëpinë e viktimave të tij para se ti grabiste, përdhunonte dhe më pas ti vriste.

Ai i priste fytin dhe më pas gjymtonte trupin e tyre. Babai i dy fëmijëve u arrestua në vitin 2016 në dyqan e tij ushqimor në Baiyin, provincën Gansu.

Vrasja e parë e Gao ishte në maj 1988, vitin kur lindi edhe djali i tij. Një 23-vjeçare u gjet në Baiyin me 26 plagë me thikë në trupin e saj. Më pas ndodhën vrasje të tjera, me të njëjtën metodë. Vrasësi shpesh synonte gratë e reja që jetonin vetëm.

Gao gjithashtu dëmtonte pjesët e organeve riprodhuese të viktimave të tij.

Viktima më e re ishte një 8-vjeçare. Pas sulmeve gratë në Baiyin nuk ecnin më vetëm në rrugë, por të shoqëruara nga të afërmit e tyre meshkuj.

Vrasjet u ndalën në vitin 2002. Dhe vetëm disa vite më vonë u bë një zbulim i madh, kur xhaxhai i Gao u arrestua për një krim të vogël.

Ai dha një mostër të ADN-së, të cilën policia e lidhi me krimet e kryera. ADN përcaktoi se krimet ishin kryer nga një i afërm tij, që më vonë u konfirmua si Gao.

Vrasësi serial u dënua me vdekje vitin e kaluar. Gjykata në Baiyin i quajti veprimet e tij “të neveritshme”.

Ndërsa Gao u ekzekutua të enjten. Nuk është e qartë se si është kryer ekzekutimi, edhe pse dënimet me vdekje në Kinë kryhen kryesisht nga injeksioni vdekjeprurës.


kine perdhunim Vajza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Stresi e Armaldo Kllogjeri te vajza e Nishanit dhe djemtë e Olldashit dhe Azem Hajdarit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për në Këshillin Kombëtar

12:56 / May 30, 2026

Ivanka Trump sërish në Vlorë, vajza e Presidentit amerikan viziton bregdetin e jugut

10:49 / April 12, 2026

IOC rregulla për sportin olimpik

22:45 / March 26, 2026

CIA po monitoronte Ali Khamenein për muaj të tërë, si e futën në kurth! Sulmi vdekjeprurës preciz në takimin e pallatit, viktima mbetën edhe vajza, dhëndri e mbesa

11:38 / March 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.