Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tjetër skandal në familjen mbretërore? Kriset marrëdhënia me Kate! Një tjetër grua në jetën e Princit William?

23:40 / March 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
william kate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditët e fundit janë ndezur sërish thashethemet se William dhe Kate Middleton po kalojnë një krizë në çift dhe shkak për këtë dyshohet të jetë për këtë është sigurisht një tjetër grua e quajtur, Rose Hanbury.

Kjo e fundit nuk është një emër i panjohur për Princeshën e Wales-it. Rose është një mikeshë e vjetër e familjes mbretërore britanike, pasi u martua me Markezin e shtatë të Cholmondeley, David Rocksavage, në vitin 2009.

Kjo nuk është hera e vetme që William dhe Rose komentohen për një lidhje të mundshme. Hera e parë që u fotografuan së bashku ishte në vitin 2019, në një festë. Kjo është arsyeja pse në atë kohë pretendohej se princi po e tradhtonte Kate gjatë shtatzënisë së tretë. E gjithë kjo bëri bujë në pallat dhe Kate i kërkoi të shoqit ta largonte nga rrethi i tij i miqve.

Sipas mediave britanike, William dhe Hanbury kaluan së bashku edhe ditën e Shën Valentin-it. Thuhet se dyshja u panë në një darkë romantike atë ditë në Londër. Sipas një kamarieri në restorant, William i kishte dhuruar Rose-s një gjerdan me perla në Ditën e të Dashuruarve.

Rose në vitin 2009 u martua me Rocksavage, 23 vite më i madh se ajo. Dasma e tyre ishte dy ditë pasi ajo njoftoi se ishte në pritje të binjakëve dhe gjithçka u bë me nxitim. Pas dhjetë vitesh martesë dhe tre fëmijëve së bashku, Rose dhe David u divorcuan në vitin 2019, pikërisht kur filluan komentet për një lidhje mes saj dhe Princit William.

rose

Kate Middleton tradheti william
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.