Deputeti rus, Semyon Bagdasarov, shprehet se Rusia duhet të përfitojë nga kriza në shtetin turk e shkaktuar nga tërmeti i fundit dhe të aneksojë disa nga territoret e saj.
Në një video të shpërndarë nga Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Bagdasarov shihet duke folur për situatën e vështirë në Turqi.
Ai këshillon Kremlinin që ta “largojë atë (Turqinë)” prej Azisë Qendrore.
“Le të përfitojmë nga kjo. Ata janë në krizë. Falë Zotit ata kanë një krizë. Kriza duhet të përfundojë me shembjendhe aneksimin e këtyre territoreve”.