Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vijon marrëveshja për grurin në ndihmë të vendeve më të varfra

17:59 / March 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ssssss
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombet e Bashkuara kanë thënë se Ukraina dhe Rusia janë pajtuar për të vazhduar marrëveshjen për transportin e grurit nga territori ukrainas në shtetet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë.

Megjithatë, as ky institucion, as presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan – që e kanë ndërmjetësuar marrëveshjen – nuk kanë treguar se për sa kohë është vazhduar ajo.

Zëvendëskryeministri ukrainas. Oleksandr Kubrakov, ka thënë se marrëveshja është shtyrë për 120 ditë – sipas kërkesave të Ukrainës, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara.

Rusia nuk ka reaguar ende, ndonëse më herët ka kërkuar një vazhdim të marrëveshjes vetëm për 60 ditë.

Kjo është hera e dytë që vazhdohet marrëveshja, që Ukraina dhe Rusia e kanë nënshkruar në korrik të vitit të kaluar.

Dy shtetet, që janë përfshirë në luftë, janë eksportuese globale të grurit dhe nënprodukteve të tij, dhe shumë shtete të botës varen prej tyre.

Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritje rekorde të produkteve ushqimore vitin e kaluar, e ndihmuar edhe nga efektet e pandemisë së koronavirusit.

Kriza e shkaktuar besohet se ka përballur 345 milionë njerëz me pasiguri ushqimore, sipas të dhënave të Programit të Kombeve të Bashkuara për Ushqim.

Sipas OKB-së, marrëveshja mes dy vendeve ka ndihmuar në transportimin e 24 milionë tonëve të grurit ukrainas nga portet e këtij shteti.

Besohet se 55 për qind e dërgesave janë nisur drejt shteteve në zhvillim.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ Rel

marrëveshja për grurin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.