Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alibeaj në Mirditë: Ndarje finale me Berishën! Të çosh demokratët te partia e Metës, fundi i moralit politik

17:24 / March 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1679327137xalibeajpng 385
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enkelejd Alibeaj nuk ngurron ta konsiderojë ndarje finale mes dy grupimeve të PD futjen e kandidatëve për kryebashkiakë të Sali Berishës në zgjedhje me logon e Ilir Metës.

“Është e pafalshme, është një mëkat politik që një pjesë të demokratëve t’i marrësh dhe t’i orientosh në një parti tjetër. Ky është fundi I ekzistencës së një partie, fundi I moralit politik.

Si mundet që një shtëpi e madhe siç është PD që mund të ketë debate, ide të ndryshme, pikëpamje të ndryshme, por në fund duhet të mbeten te e njëjta çati.

Çdo akt, çdo veprim që i orienton, shtyn mezor një pjesë të demokratëve drejt një partie tjetër, të majtë, që nuk ka asgjë me moralin dhe vlerat e PD, kjo është një ndarje, duhet ta pranojmë, një ndarje thuajse finale”, tha Alibeaj.

Tashmë, i qartë që Berisha do të refuzojë çdo përpjekje për bashkëpunim mes tyre për 1 kandidat unik për bashkitë, kryetari I komanduar I PD kujdeset të thotë se dora e shtrirë nuk ishte dobësi, apo pa-aftësi për të gjetur kandidatët e tij.

“Demokratët nuk kanë asnjë arsye përse mos të bëhen bashkë rreth 1 kandidati, më të mirin e mundshëm që ka treguar që vë interesin publik mbi atë personal, për të bërë ballë luftës me pushtetin. Mesa duket nuk po ndodh kështu, pavarësisht se shpresa vdes e fundit.

Ne kemi mbajtur gjithmonë qëndrimin që po, dorë e shtrirë, po dorë e shtrirë jo si moment dobësie, por për interesin e qytetarëve, jo për interesin e njërës palë apo palës tjetër.

Përsa kohë që halli është I njëjtë, korrupsioni, krimi, çështje që prekin çdokënd që nuk është në vorbullën e pushtetit, pse mos të bëhemi bashkë? Çdo sjellje tjetër tregon një gjë: Nuk ke qëllim për tu përballur me pushtetin, nuk i shërben interesave të njerëzve, por interesave personale të dikujt”, vijoi Alibeaj.

Në Mirditë, nga ku edhe i dha këto deklarata, Alibeaj pritet të kandidojë me kryetarin e degës lokale, Mark Ruçin, pavarësisht negociatave 4 mujore të strukturave atje për të dalë bashkë në zgjedhje, duke plotësuar kandidatët në të 3 bashkitë e qarkut të dytë më të rëndësishëm të veriut, Lezhës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë

08:38 / November 5, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.