Dje Zëri i Amerikës, publikoi pjesa nga raporti i DASH për Shqipërinë. Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut.
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji foli me tone të forta në Komisionin e Sigurisë, teksa iu referua raportit të DASH. Salianji tha se raporti e “sterronte” Shqipërinë dhe se praktikisht nuk kemi shtet dhe se pushtetet janë të kalbëzuara.
“Nuk ka ardhur ministri dhe drejtori i policisë, për të gjitha kamerat. Muhabet rrushi bëni ju? E ka detyrim llogaridhënien? Keni ju ndonjë shqetësim për këtë që nuk u pyet asnjë nga drejtuesit e ekzekutivit. Çfarë do të ndodh nuk ju trondit më. DASH nuk të trondit? Ju duket e lehtë? Cënon sigurinë kombëtare. Më të rënda se kjo nuk ka. Kërkojmë drejtuesin e SHISH nuk vjen, kërkojmë ministrin e Brendshëm nuk vjen”.