Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkaktoi dy aksidente në Vlorë, arrestohet ish-drejtori i Doganës së Fierit

13:30 / March 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 750x367 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Policia ka vënë në pranga ish-drejtorin e Doganës së Fierit, Arlind Lagji, i cili një ditë më parë shkaktoi dy aksidente dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Policia thotë se ai po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit. Nga dy aksidentet e shkaktuara prej tij u plagosën dy persona, të cilët fatmirësisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë: 

Aksidentoi një këmbësore, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas përplasi një automjet, vihet në pranga 46-vjeçari. Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., 66 vjeçe, banuese në Vlorë, është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku më pas ka përplasur automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasja I. S. dhe shtetasi B. C. ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Aksident arrest Policia Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

17:23 / September 6, 2026

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

Aksident tragjik në Siçili/ Makina e garës del nga pista, 2 të vdekur dhe një i plagosur

16:21 / September 6, 2026

Përfundojnë rregullat e fleksibilitetit për kontrollet e hyrje-daljeve në BE, priten radhë të reja në kufi, linjat ajrore bëjnë paralajmërimin

15:04 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.