Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mbaje gjuhën brenda”, debat i ashpër mes Grida Dumës dhe Spartak Ngjelës

11:33 / April 16, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grida ngjela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ebati për protestën e të shtunës së opozitës është ashpërsuar mes ish deputetes demokrate Grida Duma dhe Spartak Ngjelës. Teksa Duma po fliste në emisionin “Open” për protestën, ku tha se është “zhdukur ideja që Rama është i pathyeshëm”, Ngjela i është përgjigjur.

Ky i fundit tha se “protestuesit janë kafka të paguara”, por nuk ka munguar as replika e Dumës.

Pjesë nga debati:

Grida Duma– Unë nuk di se çfarë ta quaj antropologjisht këtë zotërinë që flet për kafkat e të tjerëve…

Spartak Ngjela: Je me maskë

Duma: Cila maskë? Maskë letër, që ke vendosur imazhin e kryeministrit? Apo maska kundragaz? Kush është maskë?

Ngjela: Po le moj , si kujton… janë me maska në fytyrë

Duma: Nëse ti zotëri ke tre maska për të bërë politikë, një herë kur s’të del me partinë tënde, një herë kur s’të del me PD, një herë me dikë tjetër… kjo maskë jote është një maskë shumë më e rrezikshme se maska letre e cila demaskon një kryeministër

Ngjela: Zonjë të këshilloj një gjë, duhet ta mbash gjuhën brena dhëmbëve

Duma: Mbaje ti, se unë ty nuk të lejoj kurrë që të dalësh madh dhe të thuash që njoh ato kafka dhe janë të paguara. Ti kafkat e paguara nuk e thua dot në prezencën time.

Ngjela: Po janë të mbuluara, zonjë janë të paguara

Duma: Maskë është gjë tjetër dhe kafkën nuk e njeh ti. Ti i gjithëdijshëm mund të jesh për dikë tjetër jo për mua

Ngjela: Eeee jepi jepi, vazhdo jepi. Vazhdo analizën

Duma: Nuk kam çfarë jap unë se ti ke dalë jashtë rendit dhe i ke dhënë më shumë seç duhet, dhe ndoshta i ke djegur motorët e tu. Nga ana tjetër askush nga amerikanët nuk i zbret avionit dhe të vijë poshtë pallatit tënd, që bën të gjithëdijshmin për të treguar se kush është strategjia amerikane dhe po na krahason me Hong-Kongun. Çështja është që vetëm të bësh zhurmë që të dëgjohesh…

Ngjela: Jo, fjalët pa lidhje janë zhurmë

Duma: Pa diskutim, dhe më imagjinare dhe abstrakte seç i ke ti, nuk i ka pasur ndokush në historinë e opinionit

Ngjela: Mirë mirë jepi… ke ardhur të flasësh për mua apo me mua?

Duma: Kam ardhur të flas për gjërat që qëndrojnë dhe mos të lë asgjë që nuk qëndron…

Ngjela: Me mua ruaju mirë, nuk ke të drejtë të flasësh për mua

Duma: Unë kam të drejtë të flas për argumentin që përdor, për subjektivizmit e tu dhe për sharjet dhe fenomenet e shëmtuara që ti inicion nga fjala që thua

Ngjela: Argumenti është: janë të maskuar… mirë, mirë…

Duma: Jo vetëm që nuk janë të maskuar zotëri, po ata vijnë aty pikërisht sepse nuk kanë asnjë shpresë dhe asnjë pagesë nga një punë normale që e kërkojnë çdo ditë. Jo vetëm që nuk janë të paguar, por kur janë në gjendje invalidësh, papunësi ekstreme, familje në mjerim, sot ti nuk mundësh tu japësh asnjë minimale llogaridhënie, pse nuk marrin asistencë apo jo

Ngjela: Nuk fshihet fytyra zonjë… ehuuu

Duma: Sa i përket kulturës për protestave merr lexo një cik më shumë që të fillosh të bësh spekulime të tjera, që të kuptosh që kudo në botë maskat kundragaz dhe ato që janë simbolike për të treguar fytyrën e kryeministrit, janë gjëja më normale dhe më paqësore dhe më perëndimore, në çdo protestë

Ndërhynë Eni Vasili: Të mos e kthejmë në një debat personal, Duma cili ishte qëllimi, të hynit në Parlament?

Grida Duma: Zonja Vasili ju siguroj për një gjë, dhe këtë jua siguroj plotësisht. Nuk ka asnjë vështirësi për një turmë dhjetëra mijëra apo qindra mijëra, të hyjë brenda. Të siguroheni për këtë. Në rast se opozita shqiptare, PD, do të kishte pasur qëllim që të inicionte apo të motivonte dhe shtynte turmën për të hyrë në institucion, ju e harroni që bulevardi i mbushur nga Skënderbeu deri tek Nënë Tereza, e ka vështirë të hyjë në institucione.

duma Ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.