Një ushtar rus, i cili dyshohet se ka qëlluar një civil në një sulm me armë, akuzohet për krime lufte në mungesë nga policia ukrainase. Dosja e provave kundër tij përfshin telefonata midis ushtarit me gruan dhe shokun e tij të përgjuara gjatë një hetimi disamujore për sulmin rus pranë qytetit të Izium Qershorin e kaluar.
Përgjimet u ndanë me CNN përpara se të shpalleshin akuzat që rëndojnë mbi ushtarin rus.
Policia e identifikoi ushtarin si Klim Kerzhaev, një komandant 25-vjeçar nga Moska. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje të një civilim krim lufte sipas nenit 438 të Kodit Penal të Ukrainës. Po ashtu, ekzistojnë dhe prova me video pasi sulmi u filmua me dron.
“Një film horror ku rusët vrasin civilë”, tha për CNN kreu i departamentit të hetimit për Policinë e Kharkiv, Serhii Bolvinov referua këtyre pamjeve.
Përveç pamjeve me dron, Bolvinov tha se hetimi i tyre përfshinte ekzaminime mjekoligjore të automjetit dhe vendit të ngjarjes, të kryera pasi Izium u çlirua nga trupat ukrainase në Shtator së bashku me provat e mbledhura nga policia kibernetike që gjurmoi llogaritë e mediave sociale të ushtarit dhe telefonatat.
Bolvinov tha se ky është vetëm një nga qindra krimet e supozuara të luftës ruse që ekipi i tij po heton aktualisht vetëm në rajonin e Kharkiv, duke përfshirë zbulimin e qindra trupave në varre masive në Izium.
“Ato mund të kishin humbur jetën”
Verën e kaluar, çifti i martuar Valeria Ponomarova dhe Andrii Bohomaz po udhëtonin drejt Izium në Ukrainë për të ndihmuar prindërit e sëmurë dhe të moshuar të Bohomazit të iknin nga qyteti i kontrolluar nga Rusia. Çifti mori një kthesë të gabuar dhe pa dashje u largua pranë vijës së frontit ku ishin vendosur trupat ruse dhe makina e tyre u sulmua me armë zjarri.
Ushtarët ukrainas të vendosur aty pranë e kishin pikasur incidentin nga larg duke përdorur një dron që e kishin dërguar më afër vendit të ngjarjes për të kapur pamjet e çiftit që përpiqej të arratisej. Videoja tregon çiftin duke braktisur makinën teksa vrapojnë, por sumohen me armë.

Por menjëherë pasi ajo u largua, një ekip ushtarësh rusë iu afruan makinës në këmbë dhe morën Bohomazin e plagosur dhe e hodhën në një kanal aty pranë. Për mrekulli, ai mbijetoi.
Në pamjet e filmuara nga lart me dron, tregojnë se si Ponomarova vazhdoi të ecte në këmbë. Kur ajo mbërriti aty ku e drejtuan ushtrarët ukrainas, i thanë asaj që nuk ishte e mundur që i shoqi të kthehet pasi trupat ruse ishin në vendin e ngjarjes.
Përveç pamjeve me dron, provat e përpiluara nga hetuesit ukrainas kundër tij përfshijnë regjistrime të telefonatave të përgjuara të ushtarit rus me gruan e tij dhe një mik.
Në një nga bisedat e mbushura me eksploziv, ushtari i tha gruas së tij se ai “vrau një burrë sot”, pasi qëlloi mbi një makinë nga automjeti i tij luftarak i këmbësorisë së epokës sovjetike.
Në një telefonatë me një shokun e tij një ditë më vonë, ai përsëriti rrëfimin e vrasjes së një burri.
