Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

SHBA paralajmëron Iranin: S’do rrimë duarkryq!

18:56 / January 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SHBA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara i bënë një paralajmërim Iranit të enjten kundër lëshimit të planifikuar të tre raketave, veprim që do të shkelte një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur aktivitetin me raketa balistike.

Sekretari Shtetit Mike Pompeo tha se Irani i ka bërë të njohura planet për të nisur në muajt e ardhshëm tre raketa, të cilat i quan “Mjete Hapësinore” (SLV), raketa që siç tha ai janë të ndërtuara me teknologji balistike.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të rrinë e të shohin iranianët dhe politikat destruktive të regjimit ndërsa vënë në rrezik stabilitetin dhe sigurinë ndërkombëtare” tha zoti Pompeo në një deklaratë.

“E këshillojmë regjimin të rishikojë këto provokime dhe të ndalë të gjitha aktivitetet që lidhen me raketat balistike në mënyrë që të shmanget izolimi më i thellë ekonomik dhe diplomatik“, tha ai.

Sipas zotit Pompeo lëshimi i këtyre raketave do të shkelte rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila mbështet marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore. Në muajin maj Presidenti Donald Trump vendosi të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Sipas sekretarit amerikan të Shtetit, që nga koha kur është miratuar rezoluta e Kombeve të Bashkuara, Irani ka lëshuar një numër raketash balistike. Irani thotë se programi i tij hapësinor është paqësor, por ekspertët perëndimorë dyshojnë se kjo mund të jetë një mbulesë për prodhimin e raketave me teknologji luftarake.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CIA: Netanyahu ka dy plane kryesore për Gazën

09:20 / June 8, 2024

Diola Dosti bën publike lidhjen me biznesmenin e njohur

21:54 / March 18, 2024

Përndoqi për një vit një vajzë, kapet 38-vjeçari

14:00 / March 15, 2024

Një shekull i humbur, gjendet portreti i një gruaje që realizoi Klimt një vit para vdekjes!

16:52 / January 28, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.