Natën ndërmjet të shtunës 25 dhe të dielës 26 mars 2023, pritet kalimi nga ora dimërore në atë verore, praktikë që rikthehet rregullisht në këtë periudhë të vitit.
Prandaj, akrepat e orës zhvendosen me një orë përpara, nga ora 2:00 deri në 3:00. Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri fundjavën e fundit të tetorit, ku akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore.
Kohë më parë Parlamenti Europian votoi për t’i dhënë fund ndërrimit të orës në pranverë dhe në vjeshtë që aplikojnë prej dekadash. Veç shteteve që kanë përkrahur nismën për kursimin e energjisë ka vende si Turqia dhe Rusia që aplikojnë një orë vjetore.