Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhjetë vite drejtues i vendit, keni plane të vijoni? Ja si përgjigjet Rama për BBC Radio

15:11 / March 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë intervistës në studion e programit “Today” të BBC Radio 4, kryeministri Edi Rama foli edhe për marrëdhëniet me homologun e tij britanik Rishi Sunak.

Ndërkohë i pyetur nëse do të vijojë në drejtimin e vendit edhe pas 10 vitesh, Rama u shpreh: gjithçka ka të bëjë me zjarrin brenda dhe për sa kohë e ndiej këtë zjarr brenda, nuk do të ndalem.

Pjesë nga intervista:

-Nuk di çfarë do të thonit lidhur me Kryeministrin britanik, z. Sunak, si ju duket marrëdhënia me të, krahasuar me paraardhësin e tij Boris Johnson?

Kryeministri Edi Rama: Dëgjo, mos më ço aty, se nuk më takon mua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje sinqerisht. Më duhet të them që me Borisin kemi pasur një marrëdhënie të mirë miqësore dhe më vjen shumë keq për të. Do të doja të mos e kisha parë siç e pashë dje. Është vërtet një moment i vështirë për dikë që ka qenë në krye të politikës britanike. Ndërkohë, kur bëhet fjalë për z. Sunak, nuk e kam takuar ende. Kemi pasur një bisedë mjaft të këndshme telefonike. Do kem një mendim timin pasi ta kem takuar.

-Këtë shtator shënoni 10 vjet si drejtuesi i vendit tuaj, sa gjatë keni në plan të vazhdoni dhe cilat janë përparësitë e detyrës suaj?

Kryeministri Edi Rama: Siç ju thashë, kam qenë shumë i frymëzuar nga laburizmi i ri. E kemi parë të funksionojë shumë mirë. Sa më shumë ndërlikohet bota, aq më shumë mendoj se përgjigjet e laburizmit të ri janë të duhurat dhe po e shohim këtë. Nga ana tjetër, gjithçka ka të bëjë me zjarrin brenda dhe për sa kohë e ndiej këtë zjarr brenda, nuk do të ndalem.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë

08:38 / November 5, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.