Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha thirrje Ahmetajt: Bëhu i penduari i drejtësisë, zbërthe gjithçka para popullit

15:14 / March 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 4 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka hedhur sërish akuza këtë të Enjte në Kuvend ndaj kryeministrit Edi Rama për aferën e Inceneratorëve.

“Qeverinë e lëviz kryeministri i cili ngarkon punonjësit e aparatit të Këshillit të Ministrave dhe në këtë mënyrë e lëvizi Edi Rama duke firmosur 17 shkresa në 24 orë. Arben Ahmetaj ka përgjegjësi të plotë sepse me inspektoratin e tij financiar nuk e mbikëqyri këtë veprimtari. Ndjek paranë, por edhe ti do të mbetesh në atë vorbull, sepse jep këshilla tani pasi t’u kujtuan. Edi Rama dhe Agaçi firmosën për prokurimin me negociata të mbyllura, Rama është përgjegjësi numër një sepse kompanisë “Integrated Energy” i dha bonus në një kohë kur ajo nuk ekzistonte mbi sipërfaqen e tokës, në një kohë kur ministrja i shkruante se kjo kompani nuk ekziston dhe Rama në Dhjetor të 2016 firmos bonusin 8 pikësh të kompanisë fantazmë, ndërkohë që ajo u krijua në Gusht të 2017-ës.”

Ai pati një debat dhe me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja i cili ndodhej në sallën e Kuvendit, duke e quajtur këtë të fundit intrigant.

“Po ti mor ministër drejtësie çfarë bën që firmos? Ti edhe kur nuk firmos vjen e bën avokatinë këtu.Shkon arreston Lefterin për ti bërë qejfin Belindës, sepse ajo është bërë kryeministre tani. Po s’të shkojnë këto intriga mor intrigant, e di gjithë Dibra!”, iu drejtua Berisha Manjës.

Në fund të fjalës së tij nga foltorja, Berisha u shpreh se ka një thirrje për Ahmetajn duke i thënë se duhet të bëhet i penduari i drejtësisë dhe të zbërthejë para popullit të gjithë veprimtarinë kriminale sipas tij të qeverisë.

“Ahmetaj le të shkojë atje, por skapi i partisë nuk u hedh hi syve shqiptarëve sepse kreu i meduzës është Rama. Ndaj dhe mos mendoni ju se do mbyllet kjo aferë me Arben Ahmetaj, megjithatë thirrja ime për Ahmetaj është të bëhesh i penduari i drejtësisë. Ke vjedh, mos mendo që nuk ke vjedhur, por ke vetëm një rrugë që të zbërthesh para popullit të gjithë veprimtarinë kriminale”, deklaroi Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë

08:38 / November 5, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.