Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trajneri italian në prag të zyrtarizimit, zbulohet kushti që i ka vendosur Duka Edi Rejas

15:47 / April 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi reja 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria do të ketë një tjetër italian në pankinë. Edhe pse në skenë dolën emra si De Kanio, Donadoni apo Zakeroni, trajneri i ri i Shqipërisë do të zyrtarizohet 73- vjeçari Edi Reja. Në fakt, nuk është diçka e papritur, pasi italiani ka qenë në Shkodër në ndeshjen Shqipëri-Turqi më 22 mars dhe pasi bisedoi me Dukën, arriti marrëveshjen në parim.

Në një kohë që presidenti i FSHF-së, Armand Duka, heziton të konfirmojë zyrtarisht Rejën, dje mediat italiane e bënë fakt të kryer zyrtarizimin e ish-trajnerit të Lacios në pankinën kuqezi. Ishte gjiganti mediatik, “Sky Sports”, që shkruante se të martën Reja do të mbërrijë në Tiranë për të firmosur marrëveshjen.

Sot pritet që të ketë një takim të fundit mes palëve për të përcaktuar detajet dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes. Federata do të donte një kontratë 2-vjeçare, por pritet që ajo të jetë deri në fund të këtij viti. Mësohet se palët kanë arritur një konsensus që gjithçka të jetë e lidhur për vazhdimësinë në sajë të rezultateve që do të merren deri në muajin nëntor në ndeshjet eliminatore për Europianin.

Nëse 73-vjeçari merr rezultatet e dëshiruara, atëherë marrëveshja me të do të rinovohet. Ndihmësi i tij te Shqipëria do të jetë Alesandro Kalori, i cili ka një kontratë të lidhur me Ternanën, por pritet që ta prishë. “Panorama Sport” ka mësuar se paketa financiare do të ketë pak ndryshime nga paraardhësit e tij.

Reja pritet të marrë një pagë rreth 25 mijë euro në muaj, pa përfshirë këtu trajnerin ndihmës. Ndërsa premio në rast kualifikimi në Europian do të jetë rreth 200 mijë euro.



Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata Kushtetuese kthen për plotësim paditë ndaj financimit të koncertit të Kanye West

16:24 / July 10, 2026

Rama prezanton “Rilindja Urbane 2.0”: 1.5 miliardë euro për transformimin e qyteteve shqiptare

12:04 / July 10, 2026

Lamallari apel qytetarëve: Zjarrvënia është krim, jo pakujdesi! Dënime deri në 15 vite burg

11:58 / July 10, 2026

Ibrahimaj për Rilindjen Urbane 2.0: Zhvillimi i qyteteve ka sjellë më shumë ekonomi

11:54 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.