Sekretarja e Përgjithshme e OSBE, Helga Schmid do të zhvillojë të premten një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të pritet nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
“Datë 24 mars 2023, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do të presë në një takim Sekretaren e Përgjithshme të OSBE, Helga Schmid. Pas takimit, rreth orës 11:30, Ministrja Xhaçka dhe Sekretarja e Përgjithshme Schmid do të mbajnë një deklaratë për mediat”, thuhet në njoftim.
Kjo vizitë e shefes së OSBE në Tiranë vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 14 Majit që mbahen në Shqipëri.
Po ashtu, Helga Schmid do takohet dhe me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit Olta Xhaçka. Nuk dihet ende nëse Sekretarja e Përgjithshme e OSBE do të ketë ndonjë takim zyrtar dhe me përfaqësuesit e opozitës.