Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqetësime për sistemet bankare në mbarë globin

17:54 / March 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
juu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqetësimet rreth falimentimeve të fundit të bankave dhe paketat e ndihmave, po përhapen në ekonomitë botërore, nga Nju Jorku në Pekin, ndërsa bankierët qendrorë po punojnë për të qetësuar depozituesit dhe tregjet financiare.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O-Sullivan njofton nga Kalifornia, ku një bankë e rëndësishme për sektorin e teknologjisë, banka Silicon Valley, falimentoi në fillim të muajit.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha këtë javë se sistemi bankar është në gjendje të mirë.

Garancitë e zonjës Yellen dhe zyrtarëve të tjerë, vijnë mes rënies së çmimit të aksioneve të bankës F irst Republic me seli në San Francisco dhe falimentimit të bankës Signature, një kompani e rëndësishme në tregun e kriptomonedhave.

Administrata e Presidentit Biden u doli në mbrojtje depozituesve në bankat Signature dhe Silicon Valley, një financuese e madhe e bizneseve të reja teknologjike që gjithashtu falimentoi këtë muaj.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, u përpoq të zbusë tensionet në Bruksel, pas njoftimeve të zyrtarëve zvicerianë për marrëveshjen e bankës UBS për të blerë bankën globale të investimeve dhe kompaninë e shërbimeve financiare, e cila ndodhet në vështirësi, Credit Suisse.

“Kemi shumë besim se kapitali dhe likuiditeti i bankave të eurozonës janë në pozitë të kënaqshme”, tha zonja Lagarde.

Investitorët aziatikë ishin të shqetësuar, përfshirë ata në Shangai, ndërsa zyrtarët kinezë këmbëngulën se sipërmarrja e përbashkët me bankën Silicon Vlley është e qëndrueshme.

Senatori amerikan Marco Rubio kërkoi rishikimin e zotërimeve kineze të bankës, për t’u siguruar se firmat amerikane që punojnë me teknologji të ndjeshme, nuk janë blerë nga interesat kineze.

Qeveria amerikane veproi për ta penguar përhapjen e asaj që ekonomistët e shohin si një sëmundje ngjitëse, thotë ekspertja financiare Diane Ellis.

“Kjo mund të ndodhë kur një bankë falimenton dhe dështimi i saj shkakton dështimin e një banke, institucioni tjetër financiar ose bizneseve të tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ekonominë reale”, thotë zonja Ellis.

Të gjitha këto përpjekje kanë për qëllim shmangjen e përsëritjes së goditjes që tregu i pasurive të patundshme pësoi në vitin 2008, duke shkaktuar dështimin e qindra bankave dhe duke zhytur botën në recesion./ Voa

Shqetësime sistemet bankare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë

08:38 / November 5, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.