Cindy Marina është ndalur në një nga momentet më të bukura gjatë kohës që konkurronte në spektaklin “Dance Albania”. Në njërën prej netëve të vallëzimit, partneri i saj Genar Topalli iu bashkua në pistë për ta shoqëruar duke shënuar kështu daljen e tyre të parë publike si çift.
Cindy e komenton si një prej momenteve më të bukura të cilin e bëjnë special dy karakteristika të partnerit të saj. Modelja dhe prezantuesja ndau edhe detaje nga njohja e tyre e deri në momentin që vendosën të ishin bashkë.
Cindy Marina: Ishte moment shumë i bukur realisht. Ai përveç faktit që nuk del në ekran, edhe nuk kërcen shumë kështu që ishte shumë bukur si moment dhe ai e shijoi shumë, kështu që ishte bukur.
Rudina Magjistari: A mund ta dimë si jeni njohur? Sa kohë u bëtë bashkë dhe si ka qenë njohja juaj?
Cindy Marina: Jemi njohur pak rastësisht mund të them, në plazh. Kemi luajtur volejboll bashkë gjatë verës.
Rudina Magjistari: Ishit me shoqëri, ti me shoqet e tua, ai me miqtë e vet?
Cindy Marina: Po. Thjesht rrinim bashkë çdo ditë, luanim volejboll dhe avash-avash u lidhëm.
Rudina Magjistari: Nisi simpatia. Kush ishte shenja e parë që të dha ai që kishte një pëlqim më shumë ndaj teje, më shumë se sa miqësi që mund të niste diçka më tepër?
Cindy Marina: Nuk mund të them që kishte një shenjë, por thjesht kuptohet, mendoj që njerëzit thjesht e kuptojnë kur dikush ka një pëlqim ose diçka përtej shoqërisë. Thjesht e kuptova, mendoj edhe ai e kuptoi edhe kështu na nisi historia.
Rudina Magjistari: Cila ka qenë dalja juaj e parë romantike, ku keni vajtur?
Cindy Marina: Shpeshherë kemi shkuar në plazh në fillim sepse ishte edhe gjatë verës. Nuk e di, nuk mund të them që kemi një sepse kur dalim bashkë është një kohë shumë e bukur që kalojmë. Unë e shijoj kur shkojmë në plazh sepse aty jemi takuar, jemi njohur për herë të parë. Përveç kësaj, unë dhe ai e shijojmë shumë plazhin dhe qetësinë.