Vijon protesta kundër reformës së pensioneve në Francë.
Rreth 800 mijë njerëz janë mbledhur në Paris, numri më i lartë deri më tani, ku situata duket se ka degraduar pas ndërhyrjes së forcave të policisë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Protestuesit janë përleshur me policinë, duke hedhur flakadanë dhe lëndë plasëse. Tensionet mes palëve kanë agravuar në dhunë dhe shkatërrim të mjedisit publik, ku raportohet se dhjetëra koshave u është vënë flaka, ndërsa në disa biznese janë thyer xhamat dhe janë shkatërruar karriget.