Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet e 14 majit, nis lënia e mandateve nga deputetët! 6 lënë karriget e Kuvendit për garën si kryetar Bashkie

21:17 / March 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20210323143836kuvendi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa kanë zgjedhur të garojnë për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 14 majit, deputetët kanë nisur të dorëzojnë mandatet në Kuvend. Luciano Boçi pati fjalimin e fundit këtë të enjte në seancën plenare…

“Po e dorëzoj sot mandatin me kushtin që të jem më pranë njerëzve të mi, qytetarëve të Elbasanit. Një mekanizëm që vret besimin dhe shpresën e qytetarëve. Këtu jam ballafaquar me kundërshtar luftarak dhe me kolegë.. i kam falur shpifjet me idenë se falja është hyjnore. Ky vend më ka pëlqyer për dinamikën, të bukurën e politikës dhe të shëmtuarën e saj.

Nuk jam nga ata që dorëzohem. Më pëlqejnë betejat dhe sfidat, sikurse më pëlqen të jem me njerëzit e vërtetë të këtij vendi, të nxis një investim, të ndihmoj dikë. Jam i bindur që edhe ju këtë dëshironi, pavarësisht detyrimeve dhe joshjeve politike. Më është dhënë privilegji që dikush mund ta quajë sakrificë.

Privilegj për të qenë në bashkinë time të Elbasanit, e shoh si mundësinë e artë për t’i kthyer të gjithë shkëlqimin, meritën dhe lavdinë e dikurshme. Fati i një qyteti mund të ngjajë i vogël por është madhërisht i rëndë si gur prehistorik në ndërgjegjen e qytetarëve”, tha Boçi.

Më herët edhe Belind Këlliçi ka dorëzuar mandatin e deputetit edhe pse fati i tij për garën në Bashkinë e Tiranës është në udhëkryq. Ai renditet si kandidat i rithemelimit të Sali Berishës që KQZ organi që certifikon zgjedhjet nuk e njeh si subjekt zgjedhor madje e ka përjashtuar edhe nga koalicioni me të cilën tentoi të regjistrohet.

Të tjerë deputetë do të japin dorëzojnë mandatet në ditët në vijim, teksa ditën e hënë do të jetë lista përfundimtare deputetëve që largohen dhe atyre që marrin mandatet. Në radhët e opozitës pritet largimi nga Kuvendit edhe të Zef Hilës në Vaun e Dejës dhe Ramadan Likës. PS pritet në 25 mars zyrtarizojë emrat, por prej tyre pritet të lënë mandatet Benet Beci për Shkodrën dhe Besjan Ajazi për Gramshin.

karriget mandateve Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.