Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet e 14 majit/ Meta tregon me bindje bashkitë ku do të kenë fitore

22:02 / March 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir metaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në emisionin “Open” foli për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa u shpreh i bindur se fitorja do të jetë e opozitës.

Gjatë bisedës në studio, Meta tha se duhet të marrë fund presioni i qeverisë Rama në administratë.

Meta: Nuk kam pasur iluzion që Shqipëria do t’i bëjë zgjedhjet si Danimarka. Nuk kam ndonjë iluzion, për zgjedhje daneze, por kam besim se çdo qytetar i Shqipërisë sado i intimiduar të jetë, në administratë, në presionin e patronazhistëve, çdo sipërmarrës që është intimiduar, nga policitë bashkiake, IKMT, nga gjithçka, se nuk jemi rastësisht vendi i dytë në botë për korrupsion. Të gjithë këta presin ditën e takimit në 14 maj.  Ata edhe kur konkurruan vetën në zgjedhje të paligjshme, e humbën Shkodrën”, tha Meta. Gjithashtu theksoi se në këto zgjedhje nuk ka ndarje mes opozitës dhe Partisë së Lirisë.

Meta: Ky tani do të vërë të fortë, se nuk i mund dot të PD. Kur e kishte vendosur t’i bënte zgjedhjet pa opozitën, kishte në dorë të zgjidhte figurat me intelektuale, por edhe në këtë rast 1/3 e kryetarëve që vuri, i kishte me probleme ose i ka nëpër burgje. 5 kryetarë ka ndryshuar bashkia e Vorës në 4 vite. Është bashkia që ka më shumë sipërmarrje, njësi shërbimi…Ky e falimentoi, edhe ku ishte vetëm, 1/3 e bashkive ua dha të fortëve dhe nuk i vendosi në shërbim të qytetarëve. Shkodra tregoi që nuk del në shitje. Austro Hungaria ka vënë veton për Shkodrën. Pa Shkodër ka thënë nuk ka Shqipëri funksionale. Është në dorë të shkodranëve. Do ta shikoni, realiteti ka ndryshuar në të gjithë Shqipërinë. Shkodra i prin ndryshimit.

Sa bashki do të fitojë koalicioni juaj?

Meta: Nuk vendos dot kufij. Fitorja do të jetë e qartë dhe bindëse. Fitorja do të jetë mbresëlënëse për opozitën. Rënia e fuqisë blerëse është katastrofike. Edhe pensionistëve që janë sot në gjendje të mjeruar, apo administratës

Sa nga kandidatë janë propozime të PL?

Meta: Nuk kemi asnjë ndarje në këto zgjedhjet. Nga Tropoja deri në Saranda i konsideroj të gjithë kandidatë të opozitës dhe Partisë së Lirisë. Kemi qenë të hapur për të mbështetur këtë proçes.

bashkite Ilir Meta Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.