Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Satelitët shqiptarë në hapësirë, Peleshi: Dhe subjektet private mund të përdorin këto imazhe

11:08 / March 24, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
satelit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” kanë nisur që të sjellin imazhet për Shqipërinë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se të paktën 4 ditë në javë merren imazhe nga dy satelitët. Më pas këto të dhëna përpunohen nga Agjencia për Informacionin Gjeo-Hapësinor (ASIG).

“Imazhet jo gjithmonë janë të kolauduara. Është ASIG që po specializohet dhe po i përpunon ato. Janë edhe në varësi të motit. Nëse është një mot me re, imazhet nuk janë shumë të përdorshme, por janë periodike, janë të vazhdueshme, çdo javë. Patjetër që na vlejnë (imazhet)”, tha ministri Peleshi.

Po ashtu ministri Peleshi shtoi se janë të shumta institucionet, por edhe subjektet private që mund të përdorin këto imazhe. “Edhe bashkitë mund t’i përdorin imazhet. Në një të ardhme të afërt pasi ta kemi ndërtuar edhe ne vetë atë procedurën se si dhe mënyrën se si, mund ta hapim edhe për investitorët privatë të interesuar. Po themi një fermë e madhe bujqësore mund të ketë nevojë për imazheri satelitore për një proces gjatë një muaji për të parë si shkon në periudhën e sëmundjeve të ndryshme, mund të nxjerrim të dhëna shumë të mira”, tha Peleshi.

satelitët shqiptarë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë

08:38 / November 5, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.