Kryeministri Edi Rama sqaroi qëndrimin e tij në lidhje me shqiptarët që largohen drejt Britanisë së Madhe, duke theksuar se lëvizja e lire nuk mund të privohet për askënd që kërkon një jetë më të mirë.
“Pse t’u thuash njerëzve “e ardhmja është e ndritshme kështu që rri këtu me mua”. Jo, do të largohesh, largohu. Do të kthehesh, kthehu. Na duhet të bëjmë të mundur që çdo ditë të jetë më e mirë, por nuk mund të premtojmë mrekulli”, tha Rama gjatë një bashkëbisedimi në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Londër.
Nga ana tjetër, Rama shtoi se në këtë situate të krijuar, problemi qëndron te përdorimi nga grupet kriminale dhe jo të gjithë te shqiptarët që punojnë duhet të shihen njëlloj. “Dhe në të njëjtën kohë, kur vjen fjala te zhvillimi i cili deri 30 vite më parë ishte Koreja e Veriut e Europës, kërkon kohë. Britanikët punën e pistë e kanë bërë kur kokat e mbretërve priteshin në Parlament, anëtarët e gjykatave digjeshin në turrën e zjarreve”, tha Rama.
