Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dosja e krimeve të Arkanit, publikohen dokumente për masakrat në Bosnjë dhe Kosovë

17:10 / March 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arkani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për herë të parë në Serbi janë grumbulluar prova për krimet e kryera nga njësitet paramilitare në Ish-Jugosllavi. Dosja e krimeve përfshin aktivitetin e një prej figurave më të angazhuara në krimin e organizuar në Serbi. Bëhet fjalë për Zeljko Raznatoviç Arkan, i njohur si autori i masakrave në Bosnjë, Kroaci dhe në Kosovë.

Arkani njihet si drejtuesi i Gardës Vullnetare Serbe, por njëherazi ishte dhe një nga drejtuesit e krimit të organizuar në ato vite në Serbi. Me mbështetjen e Milosheviç ai arriti të organizojë reparte speciale të njohur me emrin “Tigrat” të cilët kryen krime në disa shtete. Është e provuar qartë se bandat e tij morën pjesë në gjenocidin e Srebrenidës, si dhe patën rol aktiv në masakrat mbi popullsinë civile në Kosovë.

Për herë të parë në Serbi, për krimet e paramilitarëve të Arkanit po flitet hapur dhe studiuesja Jovana Kolaviç ka prezantuar një dosje me shumicën e krimeve ku janë përfshirë forcat serbe.

Sipas studimit të Kolaviç, njësitë e Arkanit kishin rreth 4 mijë pjesëtarë, por deri më sot asnjë prej tyre nuk është dënuar për krimet. Qendra e rekrutimit të ushtarëve ishte në një nga rrugët kryesore të Beogradit. Pjesë e paramilitarëve u bënë njerëz që kishin probleme me ligjin dhe ish-të dënuar për krime të rënda.

Studimi tregon se njësitë paramilitare u pajisën me armë dhe logjistikë ushtarake në vitet ‘90 nga qeveria e Milosheviçit. Veç armëve, atyre ju dha liçensë për kryer krime dhe operacione sabotazhi ku ushtria e rregullt nuk përfshihej.

Dosja e krimeve tregon se kjo milici ka përgjegjësi për vrasjet dhe përdhunimet e grave në Bosnjë. Për këto krime institucionet serbe u njoftuan në kohë, por nuk u mor asnjë masë për t’i ndalur.

Arkani Kosovë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.