Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

24 vite nga fillimi i eksodit të madh, rrëfimi i gazetarit shqiptar që raportoi për Canale 5 luftën në Kosovë

08:49 / March 25, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir mati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ilir Mati

25 mars 1999 – 2023

In memoriam

Si sot 24 vjet më parë, në orën 06.35, pas një udhëtimi të vështirë natën, nëpër Rrugën e Qafë Malit, të cilën e gjetëm me shumë borë, mbëritëm në Kukës.

Grupi ynë përbëhej nga gazetari Sandro Provissionato, operatori Alessandro Tomassini dhe unë, kontraktor lokal i grupit të kanalit televiziv italian Canale 5 – telegiornale.

Në orën 19.45 të datës 24 mars morëm lajmin se NATO bombardoi Beogradin.

Të rrinim e diskutonim lajmin në hollin e Hotel Tirana, dëgjuam në lajme se ushtria serbe kishin filluar të përzinte me forcën kosovarët nga shtëpitë e tyre, dhe grupe kosovarësh ishin nisur për në Shqipëri.

Vendosëm të nisemi për në Kukës. Kohë e keqe, Qafa e Malit me borë. Aty, për fat, Volpini, një sipërmarrës italian në Shqipëri, kur mori vesh se do niseshim me makinën time të vjetër, një mikrobus Ford Tranzit, na dha makinën e tij një Toyota 4×4, shumë më e mirë për të përballuar rrugën e vështirë deri në Kukës.

U nisëm në orën 21.30.

7 orë rrugë e veshtirë deri në Kukes.

Kuksin e gjetëm të qetë. Rrugët bosh!

Sapo ndaluam para Hotel Gjallica, nga hoteli doli një oficer i OSBE, veshur me uniformë të bardhë. E pyetëm nëse kanë ardhur kosovarë në kufirin e Morinës. Ai na tha, se nuk kanë ardhur. E se ai po nisej për në Tiranë të përgënjeshtronte lajmin e përhapur për përzënien me forcë drejt Shqipërisë të kosovarëve prej ushtrisë serbe.

Të shokuar si nga lajmi i oficerit, ashtu edhe nga fakti që mundimi na shkoi kot, hymë të pimë kafe te një kafe, në fund të rrugës, te agjensia.

Aty, pyeta nëse dinin gjë, që kosovarë kishin ardhur në Morinë.

– I ke te SMT e vjetër – më tha një kuksian.

Pa pirë kafe, u nisëm për te SMT-ja, jo më shumë se 200 m nga kioska e kafesë.

Aty, në një kapanon industrial, njerëz- burra, gra, pleq e fëmi : MIZËRI ! Të lodhur, të lagur e me fytyra të tmerruara, njerzit rrinin e ngoheshin pranë njëri-tjetrit si bagëtia në stallë!

Ishim grupi i parë tv që merrnim kontakt me këtë realitet.

Mikrofonet, kamera, zërat e tyre, deshmuan tmerrin që u kishte ngjarë.

E unë, me lot në sy, e me zë të dridhur nga ngashërimi, të intervistoja!

Nuk kishim kohë të intervistonte Sandro në italisht e unë të përktheja. Ata sy, ato gojë, ato fytyra të tmerruara si te Guernika e Pikasosë, ato dëshmi tmerri, duheshi dëshmuar sa më drejtpërsëdrejti. Kishim kohë më vonë për të përkthyer.

Jo më shumë se 1 orë, atë fakt krimi ndaj njerëzimit e kishim në kasetë.

Menjëherë, morëm rrugën e kthimit për në Tiranë, për të përcjellë materialin në redaksinë e lajmeve të Canale 5.

Në lajmet e orës 20:00, bota pa dëshminë e parë të përzënies prej shtëpive të tyre nga ushtria serbe, me forcën e armëve të popullsisë civile të Kosovës drejt Shqipërise.

Nga data 24 mars e deri në hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë, më 11 qershor 1999, përcollëm lajmet nga Kukësi për Canale 5.

337406387 1666881470422325 2305611032349118417 n
338004757 1351155379000917 2569357309892848980 n
337110378 207686451872267 294542798058930722 n
337224711 1341827516391844 7001866805533859779 n
337129977 1181126462585288 4529780219646433793 n

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.