Greqia feston sot 202-vjetorin e Pavarësisë, festë që e ka kremtuar me një paradë madhështore ushtarake në Athinë.
Forcat e këmbësorisë, mjete ushtarake, automjete të blinduara luftarake dhe tanke parakaluan për herë të parë në sheshin “Syntagma” përpara Parlamentit.
Ndërsa qielli i Athinës “u pushtua” nga avionët dhe helikopterër luftarakë.
Ceremonia nisi në orën 06:21 sipas orës lokale me 21 të shtëna përshëndetëse nga artileria, ndërsa në orën 08:00 u ngrit zyrtarisht flamuri kombëtar grek nga shkëmbi i shenjtë i Akropolit.
