Një shpërthim në një fabrikë çokollate në Pensilvani ka vrarë të paktën
Pesë persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë çokollate në Pensilvani, ndërsa raportohet për gjashtë të zhdukur. Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë nën rrënoja për të mbijetuar.
Shtatë persona janë trajtuar në spitalet e zonës. Shpërthimi ndodhi në fabrikën e “Palmer Company” në West Reading, një qytet që ndodhet 100 kilometra në veriperëndim të Filadelfias.
Nga hetimet do të përcaktohen shkaqet e aksidentit, i cili sipas të dhënave fillestare vjen si pasojë e rrjedhjes së gazit.