Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha nga Kurbini: Kandidatët e Edi Ramës janë për burg, kanë vjedhur ditë e natë

19:23 / March 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
9i0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ishte sot në Kurbin, ku prezantoi kandidatin e tij Behar Haxhia për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit.

Në fjalën e tij, ish-kryeministri akuzoi kandidatët socialistë se janë për burg pasi sipas tij kanë “vjedhur ditë e natë”.

 “Krahasoni pak kandidatët tanë të lirisë me kandidatët e tjerë të cilët kanë dy tipare së pari ku ti prekësh janë për arrestime dhe për burgje se kanë vjedh ditë e natë këtë e faktojnë vetë zhvillimet, së dyti janë që të gjithë klonime të Edi Ramës dhe nuk kanë asnjë lidhje me bazën socialiste apo PS, Edi Rama përqendroi në dorë të tij të gjitha pushtetet ka përzënë votën. Shqipëria këto 8 vite ka një rrokullisje të jashtëzakonshme që s’e ka njohur kurrë në historinë e saj, ka një varfërim në rritje, një mungesë rendi, një shkatërrim të shërbimeve, nuk ka drejtësi ajo që quhet drejtësi sot është një seksion i partisë së Edi Ramës. Të gjithë këto përbëjë një dramë të vërtetë dhe ka një rezultat largimin masiv nga Shqipëria në 8 vite u larguan më shumë se 1/3 e banorëve. Në 8 vite nuk ikën vetëm 1/3 e banorëve por më shumë se 1/3 e mjekëve. Mjeku në Kosovë merr dyfishin e rrogës që merr mjeku në Shqipëri.

Taksat që paguajnë qytetarët në çdo gjë që blejnë janë për të mbajtur administratë dhe pastaj për shpërblimin e qytetarit. Këto 8 vite nuk u rritën rrogat por secili rrogëtar me rrogën që merr sot vlen 30% më pak se sa blinte në vitin 2013 se në sistemin që jetojmë rritja e çmimeve është fenomen natyral i tregut dhe nga kjo rritje kjo kërkon rritje të rrogave dhe pensioneve, kjo rritje nuk mund të shndërrohet në varfërim. Ka marrë borxh 5 miliard euro çdo shtet kur bën planin llogarit të ardhurat dhe kur ato nuk i dalin thotë do marr dhe kaq borxh ky ka marrë borxh 5 miliard euro”, tha Berisha.

Berisha Kurbini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.