Monika Lubonja, e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ka treguar se si e përjetoi eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”.
“Në atë format ti kalon çaste nga jeta që s’i ke menduar ndonjëherë. Është shumë e vështirë.
Pas daljes pata një trysni të madhe, komente, jo të gjithë të duan.
Nuk ja shpjegon dot njerëzve se çfarë ke përjetuar. Falënderoj publikun. Jam me pasoja edhe sot”, u shpreh aktorja.
