Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tedi Blushi nxjerr planin e PL për familjet dhe sipërmarrësit e rinj

10:17 / March 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tedi Blushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ndarë disa nga pikat kryesore të programit të PL, në mbështetje të familjes. Ai veçon se me ardhjen në pushtet të PL, për nënat me dy dhe më shumë fëmijë do të ketë diferencim të taksave mbi pagën dhe të ardhurat. Po ashtu për çiftet e reja do të ketë mbështetje me kredi familjare deri në 20,000 euro, me interesa të subvencionuara nga shteti.

Reagimi i plotë:

Me urimin për një të diel të gëzuar me familjet tuaja, po ju rikujtoj disa propozime konkrete të Partisë së Lirisë në mbështetje të familjes: Për nënat me dy dhe më shumë fëmijë: Diferencim i taksave mbi pagën dhe të ardhurat. Gjatë lejes së lindjes të paguhet paga e plotë për një vit kalendarik.

Çiftet e reja të mbështeten me kredi familjare deri në 20,000 euro, me interesa të subvencionuara nga shteti. Të jepen grante deri në 20.000 euro për sipërmarrësit e rinj, deri në moshën 25 vjeç, që krijojnë biznese sociale dhe start-up. Të trefishohet bonusi i bebes. Për çdo fëmijë që lind të jepet një shpërblim trefish më i madh.

Nisur nga përqindja e lartë që ka konsumi i ushqimeve bazë në familjen shqiptare, Partia e Lirisë propozon: Rimbursim deri në 5% të shumës së TVSH-së të shpenzuar për ushqimet bazë, sipas faturave të blerjes. Në veçanti, për familjet me fëmijë 0-3 vjeç të krijohet “Shporta e bebes”, me ushqimet bazë dhe artikuj të higjenës, për të cilat do të bëhet rimbursimi deri në 10% sipas faturave të blerjes.

Të vendoset sigurimi i detyrueshëm i jetës, në ambientet parashkollore, shkollore, rekreative e sportive, për fëmijët e moshës 0-18 vjeç. Mbështetja e familjes, kauzë madhore e Partisë së Lirisë! Bashkë Fitojmë!

Tedi Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.