Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Presidenti austriak në Tiranë: Pa marrëveshje, Beogradi dhe Prishtina s’kanë të ardhme në BE

12:39 / March 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1679912796 Screenshot25
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur këtë të hënë homologun nga Austria, Alexander Van der Bellen. Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, të dy presidentët kanë dalë në një konferencë për mediat. Begaj ka komentuar takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili ishte dje për vizitë në Tiranë ku diskutoi marrëveshjen në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Begaj thekson rëndësinë e vendosjes së paqes ndërsa shprehet se nuk do e pranonte për asnjë arsye një shtet serb brenda Kosovës.

“Për ne Kosova është e një rëndësie prioritare. Diskutuam rreth procesit të marrëveshjes dhe aneksit të saj në Ohër. Është përshëndetur nga ana ime se fqinjin nuk e zgjedhim ne, është aty dhe mosmarrëveshjet zgjidhen përmes dialogut. Dialogu është e vetmja rrugë. Në asnjë rast nuk do të pranoja që të kishte Republikë Srpska në Kosovë dhe mesa di nuk është mbështetur as nga SHBA. Është e rëndësishme të vendoset paqe mes Kosovës dhe Serbisë dhe për të punuar fort që rajoni të integrohet në BE”, tha Begaj.

Nga ana e tij, presidenti austriak tha se dialogu është i vështirë por i rëndësishëm që të arrijnë marrëveshje për të ecur në të ardhmen drejt BE.

“Siç e dini, në fakt u bë një lloj marrëveshje por në mungesë të një nënshkrimi zyrtar nga pjesëmarrësit. Megjithatë kjo patjetër që është një afrim në këtë proces, i cili s’duhet nënvlerësuar. E kam parë nga afër se Vuçiç dhe presidentin e atëhershëm të Kosovës në Austri që kanë bërë biseda dhe prej asaj kohe kishte goxha përparësi që folën së bashku, ndonëse nuk arritën rezultate. Dialogu është shumë i vështirë por janë të ndërgjegjshëm që pa marrëveshje, të dy vende s’do kenë të ardhme drejt BE”, tha presidenti austriak.

Alexander Van der Bellen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.