Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir meta kanë dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshillat bashkiak të koalcionit “Bashkë Fitojmë”.
Në Vlorë, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është Hysni Sharra për kryebashkiak, i dalë nga procesi i primareve të zhvilluar nga grupi i Sali Berishës. Ndërsa për këshillat bashkiakë, janë 52 kandidatë.
Në Fier, kandidat për kryetar bashkie është Evdar Kodheli, ndërsa lista për këshillin bashkiak është e përbërë nga 52 kandidatë.
Për Lezhën, kandidati i koalicionit është për kryetar bashkie është Pashk Gjoni, ndërsa për këshillat bashkiakë janë 42 kandidatë, më pak se në dy bashkitë e sipërpërmendura.
Zija Ismaili është kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kreun e bashkisë së Beratit. Për këshillat bashkiakë, koalicioni ka dorëzuar listën me 32 kandidatë.
Lista e fundit e publikuar nga KQZ është për Bashkinë e Peqinit ku kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është Mustafa Pashja. Lista për këshillin bashkiak është e përbërë nga 22 kandidatë.