Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kamera e radarë në 14 segmente rrugore, miratohet kontrata e mbikëqyrjes së trafikut

09:04 / March 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
autostrada
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas kontratës për ndërtimin e qendrës së monitorimit të trafikut tashmë ka kaluar edhe ajo për mbikëqyrjen e kësaj vepre. Në Agjencinë e Prokurimit Publik u njoftua tashmë kalimi i kësaj hallke duke i hapur kështu rrugë ecurisë së punimeve.

Ndërtimi i qendrës së monitorimit të trafikut është një nga më të diskutuarit për shkak të synimit të njoftuar ku të paktën për 200 kilometra rrugë do të ketë monitorim të plotë me kamera e radarë. Qendra do të përpunojë të dhënat në kohë reale duke synuar kështu largimin e efektivëve të rrugores nga këto segmente.

Shkeljet që do të konstatohen nga monitorimi do të bëjnë që në kohë reale të vendoset edhe masa ndëshkimore për ata që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit teksa do të shërbejë edhe si nxitje për të rritur sigurinë rrugore. Por cilat janë në fakt 14 segmentet rrugorë që përbëjnë gati 200 kilometrat e parë të vendosjes së këtij sistemi monitorim?

-Autostrada Tiranë-Durrës 32 kilometra që nis nga Sheshi Shqiponja dhe përfundon tek Mbikalimi i Portit.

-Tiranë-Elbasan që nis nga TEG dhe përfundon në Bradashesh për 26.4 kilometra.

-Durrës-Plazhi i Unazës për 5.9 kilometra që nis nga Mbikalimi i Shkozetit dhe përfundon në Plepa.

-Durrës-Kavajë, autostrada e Rrogozhinës 9.81 kilometra që nis në Plepa dhe përfundon në Kavaja Veri.

-Unaza e Kavajës 7.89 kilometra që nis nga Kavaja Veri dhe përfundon në Kavajën në pjesën Jugore.

-Kavajë-Rrogozhinë që përfshin Rrgozhinë, autostradë Lushnjë 13.9 kilometra që nis në Rrogozhinë korridori i 8 dhe përfundon në pjesën veriore të Lushnjës.

-Unaza e Lushnjës 4.62 kilometra që nis nga pjesa veriore në Lushnjë dhe vazhdon në pjesën Jugore.

-Lushnje-Fier, autostrada 20 kilometra që nis nga pjesa Jugore në Lushnjë dhe mbaron në Mbrostar.

-Unaza e Fierit 21.5 kilometra që nis nga Mbrostari dhe mbaron në Levan.

-Fier-Vlorë, autostrada 24 kilometra gjatësi që nis në Levan dhe mbaron në Transballkanike.

-Vore-Ahmetaq 6.52 kilometra që nis nga Vora dhe përfundon në kryqëzimin e rrugës Ahmetaq. Qafë-Kashar-Rinas-Ahmetaq 9.59 kilometra gjatësi overpass Qaf Kashar Kryqëzimi i rrugës Ahmetaq dhe Kryqëzime dhe rampa me gjatësi 5 kilometra në këto rrugë. /Monitor/

14 segmente rrugore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK mbyll hetimet dhe për ish-kreun e ARRSH, i pandehur për shkelje të barazisë në tedera

10:58 / October 30, 2026

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma

20:51 / October 29, 2026

Në kërkim ndërkombëtar si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari shqiptar

09:16 / October 29, 2026

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv brenda pak orësh në Tiranë

10:04 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.