Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Do të vrisnin të paktën 50 persona, shkatërrohet rrjeti terrorist në Greqi

19:02 / March 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia greke 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një sulm terrorist është parandaluar në Greqi, pasi policia greke zbuloi një rrjet terroristësh pakistanezë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, janë arrestuar dy shtetas pakistanez, të moshave 27 dhe 29 vjeçare, të cilët jetonin në Greqi prej 5 vitesh.

Me sulmet e tyre ata synonin njerëzit e pafajshëm, civilët dhe mësohet se urdhërat i merrnin nga një tjetër person në Iran, i cili ishte edhe organizatori i këtij rrjeti dhe që kërkohet për 2 vrasje.

Objektivi i parë për të cilin procesi thuajse kishte përfunduar dhe plani kishte hyrë në shtrirjen përfundimtare, ishte një restorant me interesa hebreje në Psirri, i cili funksiononte edhe si sinagogë dhe autorët kishin zgjedhur të sulmonin ose me armë, me eksploziv ose duke vënë zjarrin, në kohën kur në zonë do të kishte më shumë se 50 njerëz.

Me fjalë të tjera, qëllimi ishte një gjakderdhje masive me viktima të civilëve të pafajshëm. Për çdo person të vdekur, dy autorët pakistanezë do të merrnin 15,000 euro nga organizatori pakistanez i rrjetit terrorist.

Çështja nisi të zbardhej dy muaj më parë kur informacionet për aktivitetin e rrjetit mbërritën në EYP dhe u njoftua Departamenti i Antiterrorizmit. Dy pakistanezët që punonin në punë të ndryshme krahu në Atikë dhe në fshat janë “bllokuar” menjëherë dhe në datat 15 dhe 16 shkurt janë arrestuar pasi nuk kishin letrat e nevojshme për qëndrimin në vendin tonë.

Nga celularët e sekuestruar, u gjetën komunikime me drejtuesin nëpërmjet aplikacioneve, ata kishin kryer vëzhgimin e zonës në rrugën Aesopou në Psirri, kishin marrë udhëzimet përfundimtare për kryerjen e sulmit dhe po kërkonin disa persona të tjerë për të kryer sulmin terrorist.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.