Në mbledhjen me Komitetin Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se më 14 maj do të nisë ndryshimi i madh në Shqipëri.
Ai u shpreh se sot për të marrë post drejtues në administratën e PS-së duhet të kesh bërë burg dhe të kesh ndërruar disa emra.
“Në 14 Maj ndryshim i madh vazhdon. Do të bjerë gjithë piramida si sheqeri në ujë. Populli i Shqipërisë do ta ndëshkojë në mënyrën më të merituar arrogancën dhe do i tregojë përfaqësuesve të regjimit mjafitist që i hun qytetarëve edhe në rrjetet sociale, edhe në jetën private. Në të gjitha qeveritë e pas viteve 90 qeveria ka pasur një nivel shumë më të lartë të lirisë së individit. Shteti dhe pushteti nuk i ka përgjuar individët. Sot po lirohen kriminelët duke i dhënë pushtet për qëllime elektorale. Në Mirditë kreu i degës së PS dha dorëheqjen sepse nuk i pyesin për kandidatët. Duhet të kesh burg, duket të kesh pasur tre emra që të merresh në konsideratë dhe të jesh drejtor në administratën e tyre”, deklaroi Meta.