Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur planet e qeverisë për ta çuar pagën mesatare në vend në 900 euro.
“Kemi në dorë një plan ambicioz për rritje pagash në harkun kohor 2023-2024. Ky program synon të realizojnë një target të një page mesatare prej 900 eurosh. Jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, familjeve.
Pas rritjes së pagës minimale, tani mund të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare. Në dy faza, do të kemi një rritje tani, së shpejti për një pjesë, e të shkallëzuar, detajet do t’i diskutojmë pas aktit të miratimit që do të vijë në 10-15 ditët e ardhshme“,-tha Rama
