Një 36-vjecar është gjendur i pajetë në një përrua në fshatin German këtë të mërkurë.
Blutë njoftojnë se ai ishte denoncuar një ditë më parë nga vëllai pasi ishte larguar nga banesa.
Ndërkohë, policia raporton se i riu kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor.
Mat/ gjendet i pajetë 36 vjeçari
Me datë 29.03.2023, rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, shtetasi A.M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
