Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sali Berisha: Të kalohet ligji për lustracionin dhe amendamentin për Kosovën. Rama argat i Vuçiç

10:10 / March 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1680162709 Screenshot2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të mërkurë, Sali Berisha ka mbledhur deputetët e Rithemelimit, të cilëve u ka thënë se Kuvendi i Shqipërisë ka përjashtuar nga rendi i ditës nismën për ligjin e lustracionit. Berisha e cilëson si të rëndësishëm për të ndarë shoqërinë nga ish-persekutorët e diktaturës.

“Përsëri parlamenti përjashton nismat tona me një qëndrim politik të dënueshëm antikushtetues. Në parlament nuk sillet ligji i lustracionit, një ligj i domosdoshëm për të ndarë shoqërinë nga ish-persekutorët e diktaturës komuniste.

Do të insistojmë për sjelljen e këtij ligji që ka standardet më të mira dhe nuk mund të ketë asnjë pengesë tjetër meqë është i sanksionuar në Kushtetutë si proces. Mossjellja e ligjit ka veç një synim, përdorimin e amendamentit të Ballës të cilën e mbëhsteti edhe Alibasha për gjah shtrigash. Ligji ka rregullat e veta dhe transparencën e plotë.

Problemi i dytë madhor, që bllokohet prej një viti është rezoluta për Kosovën, për gjenocidin serb. Rama është argat i Vuçiçit dhe e bllokon këtë totalisht me urdhër të tij. Urdhëron Safet Gjicin të prishë në Kukës përmendoren në kujtim dhe nderim të viktimave të gjenocidit serb në Lumë.

Ligji i parashtrimit është ligj për hajdutët. Qytetarët ta gëzojnë këtë të drejtë, por zyrtarët e lartë jo. Siç e shihni, heqja e imunitetit ka zero efekt në një kohë kur tjetri ka vendosur kontroll total në drejtësi. Ne duhet të marrim çdo masë në mënyrë që askush nga kryeministrat apo ministrat mos t’i shpëtojnë ndëshkimit. Njerëzit e përçmuar do kenë si ngushëllim se drejtësia do bëhet për ata, dhe pasuria e vjedhur nga kryeministrat dhe ministrat do iu kthehen”, tha ai.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Ndërron jetë punonjësi i Bashkisë Tropojë, plagosen tre të tjerë

13:46 / September 8, 2026

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.