Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Vjedhje me dhunë”, skema sesi një i huaj i vodhi dy kosovarëve në Tiranë plot 9 mijë euro

11:03 / March 30, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 03 30 at 10.31.18 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri ka hajdutë dhe këta janë edhe të huaj. Më poshtë do të tregojmë ngjarjen e një vepre penale “vjedhje me dhunë”, ku një shtetas i huaj ka mashtruar dy qytetarë nga Kosova, dhe u vodhi shumën prej 9 mijë euro. Gjithça nisi nga një bisedë në WhatsApp dhe biseda mes tyre është bërë me Google Translate.

Ngjarja

Jose (Armando) Castillo (Santos) nga Hondurasi me leje qëndrimi në Kamerun dhe pasaportë franceze dhe rezident në Berlin, por prej një muaji ka jetuar në Tiranë, dhe u ka marrë me anë të vjedhjes me dhunë, një shumë prej 9000 euro dy qytetarëve nga Kosova, duke përdorur dokumete të dyshuara të falsifikuar si shtetasi Kamga Raoul.

Në kallëzimin e tyre shtetasit nga Kosova kanë deklaruar se janë njohur nëpërmjet aplikacionit WhatsApp me Kamga Raoul dhe i ishte prezantuar se merrej me tregti makinash në Shqipëri. Me datë 27 mars të këtij viti, ata kanë udhëtuar nga Kosova ku kanë komunikuar me mashtruesin me opsion google translate.

Pasi janë takuar në një hotel në Tiranë, Kamga Raoul u ka thënë se nuk u besonte për shitjen e makinës dhe se ata ishin mashtrues. Në ato momente shtetasit nga Kosova kanë nxjerrë shumën prej 9 mijë euro, por befasisht ikën dritat dhe ata kanë ndjerë një aromë të rëndë dhe u gjendën në gjendje gjumi. Mësohet se shtetasi i huaj ka përdorur spritë paralizant.

Pas disa minuatave ata janë përmendur dhe po brenda dhomës së hotelit ata kanë parë shtetasin e huaj që cili mbante një peshqir në dorë dhe u tha që të shkonin tek bari poshtë hotelit. Pasi u ulën në kafe, Kamga Raoul u ka thënë se do të dilte për të blerë diçka. Pas disa minuata ata kanë parë që gjermani po nuk vinte dhe e kanë telefonuar në WhatsApp, por ai nuk ishte përgjigjur. Pas kallëzimit në Polici, më datë 28 mars gjermani u kap në Kakavijë.

Jose (Armando) Castillo (Santos) iu gjetën dokumentet me emrin Kamga Raoul dhe shuma prej 10.150 euro dhe 400 dollarë. Ai ka deklaruar se nuk kishte mjet për të shituar. Po ashtu i pyetur pse i la dy shtetasit nga Kosova në pritje në kafe, ai ka shpjeguar se kishte planifikuar për të ikur në Greqi dhe shumën që policia i gjeti në doganë, tha se e kishte marrë për turizëm dhe se ishin lekë të tij dhe se kishte biznese kozmetike.

Arrestimi është bërë për kryerjen e një vepre penale e cila përbën krim, për të cilën ligji parashikon dënim me burgim në maksimum jo më të ulët se dy vjet burgim. Ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se ai ka kryer veprën penale “vjedhja me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i penal. Po ashtu del që shtetasi Jose (Armando) Castillo (Santos) ka ushtruar dhunë prej shumë kohesh ndaj bashkeshortes dhe banojnë në të njëjtën banesë.

Jose (Armando) Castillo (Santos)
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026

BE nis shqyrtimin e kapitullit të radhës me Shqipërinë

12:58 / October 30, 2026

Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, ministri Toni Gogu kthen përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt/ Inspektim për të gjitha lëvizjet në burgje

12:00 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.