Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Viktimat e Kavajës u takuan për t’u sqaruar, pistë e hetimi edhe e kaluara e tyre në Itali

11:11 / March 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1680116537 77 094lJ4ZGv transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy 43-vjeçarët që vranë njëri-tjetrin në Kavajë, Armand Gosa dhe Sali Rexha kohët e fundit kishin vazhdimisht konflikte verbale dhe debatonin sa herë që përballeshin me njëri-tjetrin. Mbrëmjen e së mërkurës ata u takuan në një lokal te vendi i quajtur Kthesa e Valutës.

Ata fillimisht kanë debatuar në ambientet e brendshme të lokalit dhe më pas konflikti ka vijuar edhe jashtë. Në sherr e sipër Armando Gosa qëlloi me thikë Sali Rexhën, i cili ishte bashkë me djalin e tij të mitur. Rexha i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri pistoletë. Të dy nuk mundën që t’u mbijetonin plagëve të marra duke humbur jetën.

Fakti që të dy viktimat kishin shkuar për t’u sqaruar me njëri-tjetrin me thikë dhe armë me vete shton dyshimet për hetuesit se mes tyre mund të ketë patur edhe ndonjë konflikt tjetër. 43-vjeçari Gosa rezulton me precedent penal pasi para disa vitesh ka plagosur një person ndërsa nga banorët e zonës njihet si një person problematik.

Viktima tjetër Sali Rexha ishte me orgjinë nga Kukësi dhe prej kohësh jetonte në qytetin e Kavajës. Të dy viktimat kanë jetuar në Itali dhe hetuesit po hetojnë edhe të kaluarën e tyre në shtetin fqinj për të parë nëse kanë patur aty ndonjë konflikt mes tyre. Policia i ka shtuar dyshimet edhe për faktin se të dy 43-vjeçarët e kishin ndërruar emrin në Gjendje Civile.

Armand Gosa dhe Sali Rexha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK mbyll hetimet dhe për ish-kreun e ARRSH, i pandehur për shkelje të barazisë në tedera

10:58 / October 30, 2026

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma

20:51 / October 29, 2026

Në kërkim ndërkombëtar si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari shqiptar

09:16 / October 29, 2026

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv brenda pak orësh në Tiranë

10:04 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.