Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rindërtimi i Ukrainës, Basha dorëzon rezolutën në Këshillin e Europës

12:48 / March 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lulzim Basha grupi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha në cilësinë e anëtarit të grupit PPE, ka dorëzuar në Keshillin e Europës një Rezolutë që mbështet rindërtimin e Ukrainës. Në rezolutën e hartuar nga Lulzim Basha, kërkohet krijimi i një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës ruse dhe të shërbejnë për të financuar projektet e rindërtimit të infrastrukturës në Ukrainë. Gjithashtu rezoluta kërkon transferimin e aseteve ruse në fondin ndërkombëtar si dhe ngritjen e një tribunali kompensimi në lidhje me dëmet në Ukrainë.

REZOLUTA

Përgjegjësia për krimet dhe demet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë është i presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe duhet te paguajë për të. Ndërkohë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër arresti për Putin, duke e akuzuar për krime lufte, tashmë Rusia duhet të paguaj për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga bombardimet ruse.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Federatës Ruse Këto detyrime përcaktojnë detyrën e vendeve të treta për të garantuar që asetet sovrane të Federatës Ruse që ndodhen nën juridiksionet e tyre të vendosen në dobi të Ukrainës si dhe për të krijuar një tribunal ndërkombëtar kompensimi për të siguruar që dëmet e shkaktuara nga Rusia të dëmshpërblehen në përputhje me normat ndërkombëtare, jurisprudencën dhe parimet e vendosura të kontabilitetit.

Përmes kësaj rezolute të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit te Europës, e cila është e mbështetur nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare kërkohet: Krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës Ruse për të paguar projektet e infrastrukturës në Ukrainë; Transferimin e kapitaleve të ngrira të Federatës Ruse në fondin ndërkombëtar;

Krijimin e një tribunali kompensimi për të gjykuar, në përputhje me normat e vendosura gjyqësore, kërkesat e paraqitura nga Ukraina në emër të individëve, subjekteve dhe instancave qeveritare, ose drejtpërdrejt nga individët dhe subjektet e saj, siç do të parashikohet nga rregullat e tribunalit.

Lulzim Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.