Në seancën e kësaj të enjte, Sali Berisha ka folur për ngjarjet kriminale të ditëve të fundit që kanë tronditur vendin. Përgjegjës për krimet e ndodhura, Berisha ka bërë kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë që ai drejton, të cilin e ka quajtur “krimministër”.
“Nuk është këtu ai ministri i familjes. Për 4 ditë, 4 të vrarë, nën moton “Kokën njëri-tjetri”, nën moton “Licencë për vrasje”, nën moton “Rendi në duart e krimit”, nën moton “Policia nuk ekziston”. Kjo është siguria dhe këto janë kushtet të kalkulueshme për largimin e shqiptarëve.
Edhe kjo është pjesë e platformës së genocidit shqiptar. Një kryeministër që sulmon me tërbim mediat me tritol, me dinamit dhe që inkurajon breshëritë ndaj mediave të tjera me qëndrimet e tjera është krimministër dhe në kulmin e këtyre vrasjeve, prisni kur të deklarojë se “rendi sot është më i mirë se kurrë në histori”. Keni humbur përgjegjësinë më minimale”,-tha Berisha.
