Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në fshatin Ballagat të Lushnjes.
Në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.