Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj: Piramida, projekti im i preferuar! Është simbol i hapjes dhe i transformimit

21:59 / March 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Piramida e Tiranës është projekti i preferuar i kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një intervistë për emisionin “Opinion” Veliaj u shpreh se projekti tek Piramida nuk është glorifikim i së kaluarës.

“Më pyete më parë kush është projekti i preferuar dhe në fakt është e vetmja përgjigje që unë e kam ndërruar çdo vit. Një herë ka qenë pazari, një herë liqeni. Këtë vit patjetër them Piramida sepse nuk është glorifikim i të kaluarës. A kam unë nostalgji? Patjetër dhe unë kam nostalgji edhe unë kam rrëshkitur tek ato shkallë. Kam parë filmat e parë. Kam qenë tek “Mumja”,kam qenë tek disko e parë. Si fëmijë vinim pas ’88. Pavarësisht kujtimeve sot kjo konsiderohet si copa e pronës më e çmuar në Tiranë. Është mes Kryeministrisë, hotel “Dajtit” dhe në kryqëzimin kryesor të Tiranës”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj tha se Piramida do të jetë shkolla më e madhe teknologjike për të mësuar zanate të së ardhmes. Sipas tij, projekti i ri është simbol i hapjes.

“Ritransformimi jo vetëm në estetikë, por edhe në funksion, besoj se bën diferencën këtu. Në qoftë se Piramida e vjetër ishte simbol i izolimit dhe i mbylljes sot Piramida është simbol i hapjes dhe i transformimit të aftësive të të rinjve tanë në punët e të ardhmes. Do të jetë shkolla më e madhe teknologjike për të mësuar kodim për të mësuar zanate të së ardhmes. Shkollë publike, nëse duhet të përdor një krahasim me kohën e shkuar biçim “pallati i pionerëve” për kompjutera”, tha Veliaj.

piramida

Erion Veliaj Piramida projekt
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.