Këtë të premte, në një konferencë me gazetarët, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se rritja ekonomike kë vend në 2022 ka qenë 4.48%. “Rritja ekonomike në vend ka qenë 4.48%. Ndërtimi në vendin e parë, shërbimet e bujqësia më pas. Rritja 4.84% tejkalim i protshmërive. Tremujori i 4 ka ndikimin më të madh. Mbi parashikimet tona”,-tha Ibrahimaj.
Pjesa nga fjala
Rritja ekonomike për vitin 2022, rezultoi në nivelin 4,84%. Kjo rritje ka tejkaluar parashikimet e ministrisë. Ministria e Financave parashikonte një rritje prej 3,7%. Rritja ka qenë e shpërndarë në të gjithë sektorët e ekonomisë. Monitoruam konsumin gjatë gjithë vitit dhe kemi marrë masa mbështetëse me qëllim që të ardhurat e tyre të mos uleshin, që konsumi të mos ndikohej nga rritja e inflacionit. Gjatë vitit 2022, konsumi i popullatës u rrit me 7.13 %.
Kemi pasur një ecuri të mirë, të pandikuar nga çmimet, qoftë të konsumit dhe të investimeve. Në shifrat totale, ka pasur ndikim dhe rritja e sektorit të turizmit. Kemi pasur një rritje me më shumë se 1 milionë shtetas të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në krahasim me 2019 që është cilësuar viti më i mirë i turizmit në vend. Të ardhurat në total gjatë 2022 janë rritur me 13,8%. Janë ndikuar nga ecuria e të gjithë të ardhurave.
Inflacioni mesatar gjatë vitit ka qenë 6.7 %. Nëse krahasojmë rritjen e të ardhurave, kuptohet se kjo rritje nuk vjen vetëm nga rritja e çmimeve, por edhe aktiviteti ekonomik i ndërmarrjes në sektorë të ndryshëm, nga mirëadministrimi i lidhur me reformën e fiskalizimit.
Norma e zyrtare e papunësisë arriti në 10,8%. Niveli i punësimit ka ardhur në rritje, ku në 3 mujorin e 4 të vitit 2022, ka arritur në nivelin e 66,5 %. Krizat që ekonomia ka kaluar në punësim janë tejkaluar.
Piku i inflacionit për 2022 në muajin Tetor kur norma arriti 8,3 % e që nga ai moment ka ardhur në ngadalësim. Gjatë 2022, kemi shfaqur inflacionin më të ulët, kjo është ndikuar nga politikat që kemi marrë për mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kjo ka ndikuar në kosto. Paga mesatare është rritur në 66 mijë Lekë në 3-mujorin e katërt të 2022-shit. Me të dhënat më të fundit, borxhi publik për 2022, shënoi 64,6%. Pra, kemi reduktim të ndjeshëm të borxhit publik gjatë 2022-shit.