Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Numri dy i BE-së vjen të hënën në Tiranë: Ja axhenda e zyrtarit të lartë të Brukselit!

16:36 / April 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FDC85E5C 057F 400C 8381 94AA7E5DC4EF
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, i cili është i ngarkuar i posaçëm i Bashkimit Evropian sa i takon marrëveshjes për agjendën e gjelbër dhe ligjet evropiane mbi klimën do të vijë të hënën në Tiranë.

Me një qëndrim dyditor në vend, Timmermans pritet të zhvillojë takime me rëndësi dhe të shtyjë çështje si tranzicioni i gjelbër në Ballkan, përmirësimi i klimës së turizmit dhe hapat që duhen ndërmarrë nga ndryshimet klimatike.

Sipas agjendës zyrtare të publikuar nga Komisioni Evropian, zëvendëspresidenti do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit, si edhe do të zhvillojë takime me përfaqësues qeveritarë dhe sipërmarrës.

Ditën e parë, Zëvendëspresidenti Ekzekutiv do të ketë një takim dypalësh me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai do të takohet gjithashtu me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili dhe do të ketë një tryezë të rrumbullakët me organizatat e shoqërisë civile mjedisore.

Në mbrëmje ai do të mbajë një fjalim kryesor në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit “E ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri (FESTA)” .

Më tej, të martën, ai do të ketë takime me Kryetaren e Komisionit të Integrimit në BE pranë Kuvendit të Shqipërisë, Jorida Tabaku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hakerat sulmojnë bankën franceze, ‘zhduken’ 100 milionë dollarë

10:43 / November 5, 2026

Alarm për bombë në fluturimin Dublin-Romë, avioni bën ulje emergjente në një bazë ushtarake në Francë

10:40 / November 5, 2026

Paketa antidhunë/ Bllokuan qarkullimin gjatë protestës, gjobiten 31 persona

10:30 / November 5, 2026

E rëndë në SHBA, babai hedh dy fëmijët e tij nga një garazh parkimi me 5 kate dhe më pas vret veten

10:07 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.