Një çift bashkëshortësh humbën tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të hëne në Librazhd, pasi automjeti me të cilin udhëtonin ra në përroin e Lengajcës.
Viktimat janë Arjan Yze rreth 55-vjeç dhe bashkëshortja e tij, Majlinda Yze, rreth 50-vjeçe, nga Devolli. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:45, në afërsi të fshatit Pishkash. 55-vjeçari humbi kontrollin e mjetit, në rrethana ende në paqarta, duke përfunduar në përrua.
Autoritetet policore dhe ato zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave të pajetë.
