Bota e kinematografisë ka humbur sot një nga ikonat. Ndahet nga jeta regjisori i njohur Kristaq Mitro. Regjisori u shua në moshën 77-vjeçare. Mitro ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit tonë.
Emrin e regjisorit Kristaq Mitro e mbajnë prodhime të suksesshme të kinematografisë shqiptare si filmat “Njeriu i mirë”, “Duaje emrin tënd”, “Dimri i fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Apasionata”, etj. Ndërkohë që në vitin vitin 1990 solli filmin artistik “Një vajzë dhe një djalë”. Kristaq Mitro, i lindur më 1 dhjetor 1945, ishte edhe profesor në Universitetin e Arteve.
Filmat e Kristaq Mitros
Një djalë edhe një vajzë (1990)
Telefoni i një mëngjesi (1987)
Duaje emrin tënd (1984)
Apasionata (1983)
Njeriu i mirë (1982)
Në prag të lirisë (1981)
Liri a vdekje (1979)
Nusja dhe shtetrrethimi (1978)
Dimri i fundit (1976)
Tokë e përgjakur (1976)
Kur zbardhi një ditë (1971)
