Një djalë i ri është identifikuar si autori i dyshuar i vendosjes së GPS në dy automjete në Pogradec ditën e dielë. Policia tha se ka shpallur në kërkim shtetasin S. S., 28 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.
Në 2 makinat në pronësi të Eris Çekanit, 39 vjeç, janë konstatuar që i janë vënë GPS pa dijeninë e tij. Mësohet se këto makina kanë qenë të parkuara pranë Prokurorisë në Pogradec.
