Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën këtë të hënë në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë.
Të lënduar kanë mbetur dy persona, të cilët u transportuan drejt spitalit të Bilishtit për ndihmë mjekësore.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të mjetit nga një prej shoferëve të përfshirë. Gjithashtu një ndër shkaqet e këtij aksidenti është dhe lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.
